Ekspozohen urdhërat për librat e ndaluar në diktaturë, i pari në listë emri i Gjergj Fishtës!

2020-08-01 0

Në 27 mars të vitit 1948 Partia e Punës në Shqipëri lajmëron vendimin e Gjykatës Popullore. Vendim ky që e boton në gazetën ?Bashkimi?, ku edhe shkruan se: ?Duhet të hiqen nga qarkullimi një sasi librash të përkohshmesh, të dëmshëm për shoqërinë dhe vendimi duhet aplikuar në të gjithë vendin?. Në urdhëresat me titujt e veprave të para të ndaluara, autorët konsiderohen, si bashkëpunëtorë të fashizmit dhe armiq të popullit. Ndalimi fillimisht u bë me vendim gjykate e më pas me urdhra partie. Këto urdhëresa të asaj kohe, Ministria e Kulturës pas ekspozitës ?Libra të ndaluar? në Bibliotekën Kombëtare disa muaj më parë, i risjell në bashkëpunim me institucionet e tjera për publikun në Muzeun ?Shtëpia e Gjethit?.