http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pedagogia e fakultetit ekonomik, Kozeta Sevrani është e fundit që shpalli kandidaturën për rektore e universitetit të Tiranës. Sipas saj, kriza që po kalon ky institicion, duhet të marrë fund vitet e ardhshme.Gjatë 4 viteve të kaluara, UT ka harxhuar shumë energji në luftën mes drejtuesve të universitetit, ndërkohë që këto energji mund të ishin kanalizuar në rritjen e cilësisë së mësimit. Unë mendoj që UT ka nevojë për një drejtim të ri, imazh të ri me një platformë të re.Sevrani thotë se në qendër të platformës së saj janë studentët dhe përfshirja e tyre në projekte ndërkombëtare është e domosdoshme per rritjen e tyre akademike.Protesta e studentëve na mësoi shumë gjëra dhe evidentoi disa nga problematikat që u dukën si të harruara, por që hapën një perspektivë edhe për ne vetë stafin akademik dhe drejtuesit e universitetit, që duhet të rishikonim edhe një herë pozicionin kundrejt kërkesave të tyre. Une besoj që një ndër pikat e forta të miat është pikërisht, futja e UT në aktivitete e projekte të ndryshme ndërkombëtare.Sipas Sevranit Universiteti i Tiranës ka nevojë për zhvillimin e një sistemi virtual të mirëfilltë, që do të favorizojë edhe zhvillimin e mësimit në distancë në rastet e nevojshme.Zgjedhjet pritet të mbahen më 30 korrik dhe në garë janë edhe dy kandidatë të tjerë: Artan Hoxha dhe Mimoza Hafizi.