Grantet e tërmetit në Tiranë/ Nis dhënia e 5.6 mln euro, do shemben 52 pallate - Vizion Plus

2020-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në proces shpërndarje, granti për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë arrin shifrën e 5.6 milionë dollarëve.Kjo shumë përfshin dëmshpërblimin për riparimin e dëmeve nga niveli i ulët deri në atë mesatar. Në mbyllje të verifikime të kryera, ekspertët kanë vendosur shembjen e 52 pallateve në zonën e Kombinatit dhe ish Kinostudios dhe ende nuk është përcaktuar nëse listës do t?i shtohen edhe tetë të tjerë. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë, qe u demtuan nga termeti 26 nentorit. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD. Nga dita në ditë do të nisim punën në terren. Në Bashkinë e Tiranës do të fillojë shembja e godinave, që konsiderohen të pabanueshme dhe të parindërtueshme. Të gjithë banorët e atyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira?Granti i parashikuar vetëm për riparim të dëmeve si për shtëpitë individuale dhe ato kolektive pritet të arrijë në 87 milionë dollarë, pasi ende janë në proces verifikimi edhe mbi 5 mijë dosje, të Tiranës dhe Durrësit.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEAktualisht Bashkia Tiranë ka 5.6 milionë dollarë në proces dhe nga ana tjetër jemi në procesin e fillimit konkret në terren të punës për ndërtimin e shtëpive. E gjithë çështja është që qytetarët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë pasi bashkia po i bën miratimet me lote dhe janë dy mbledhjet e tjera të këshillit bashkiak ku do të miratohen 5100 dosje të tjera përveç këtyre që po lëvrohen fondet drejtpërdrejtë për familjet e dëmtuara. Sot që flasim kemi në total nga bashkitë e prekura nga tërmeti 19 880 përfitues të ndarë në 3 kategori sipas dëmeve të banesave. E fundit që kam lidhur me procesin për të nisur zbatimin në ndërtimin e banesave kolektive merr pak më shumë kohë se ndërtimi i shtëpive individuale.Të premten nis ndërtimi i 50 shtëpive të para individuale në Farkë, me angazhimin se deri në vjeshtë në gjithë zonën e prekura nga lëkundja sizmike ato të jenë ndërtuar. Për pallatet ky proces do të kërkojë më shumë kohë dhe si afat i hapjes së kantiereve është parashikuar në fund të Shtatorit. Pesë muaj pas zhvillimit të konferencës së donatorëve dhe grumbullimit të 1.15 miliardë euro, pjesë më e madhe, hua, Arben Ahmetaj, ministri i ngarkuar për të menaxhimin e tyre bëri një bilanc të parave të dhëna deri në këtë fazë.Janë 140 shkolla në proces ndërtimi apo në procesin përfundimtar të tenerimit. Shuma është 65 milionë euro, që do të financojnë një numër të madh të këtyre shkollave. Të premten do të inauguroni fillimin e punimeve në Farkë për 50 njësitë e para individuale. Ndërkohë në disa bashki të tjera bëhemi gati për fillimin e rindërtimit t...