http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me unanimitet, anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe të Këshillit të Legjislacionit miratuan ndryshimet kushtetuese, të iniciuara nga opozita parlamentare.Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës brenda parlamentit votuan pro për listat e hapura dhe për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Pas votimit nen për nen dhe në tërësi, ndryshimet kushtetueses duhet të miratohen edhe në parlament.Pritet që ky votim të kryhet në datën 30 korrik, kur do të mbahet edhe seanca e fundit parlamentare.