Ministria e Shëndetësisë: Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura, ndryshe penalizoheni

2020-08-01 0

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë vendosi mbajtjen e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura. Masa nga Komiteti Teknik i Ekspertëve u vendos nisur nga situata alarmante nga infektimet nga COVID në Shqipëri në muajin e fundit. Penaliteti për qytetarët që do të kapen pa maskë në ambientet e mbyllura do të përcaktohet me akt normativ.

?Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar. Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t?u përdorur në ambientet e mbyllura.

Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.

Për ata të cilët janë skeptikë dhe nuk zbatojnë rregullat, u them që të shkojnë të takojnë të afërmit e familjarëve të cilët janë të shtruar në spitalin infektiv dhe të shohin se çfarë vuajtjesh kanë ata pacientë. Por ne mund ta luftojmë këtë sëmundje, duke përdorur armët e thjeshta, siç është përdorimi i maskës. Komunitetet shkencore e kanë pohuar se maskat/barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e infeksionit në ambientet e mbyllura.

Free Traffic Exchange