Top News - Nis dhënia e granteve/ Të premten nisin punimet në Farkë

2020-08-01 0

Kryeministri Edi Rama tha se kete te marte ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Tiranë. Nder te tjera ai beri te ditur se së shpejti do të nisë edhe shembja e godinave që konsiderohen të pabanueshme dhe banoret te marin shtepi te reja.

Nis dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit. 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD. Nga dita në ditë do të nisim punën në terren. Në Bashkinë e Tiranës do të fillojë shembja e godinave, që konsiderohen të pabanueshme dhe të parindërtueshme. Të gjithë banorët e atyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira.

Ndersa ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u shpreh se këtë të premte do të inaugurohet nisja e punimeve për 50 njësitë e para individuale, ndërsa ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë.

Sot programi i shkollave është i gjithi aktiv. Janë 140 shkolla në proces ndërtimi apo në procesin përfundimtar të tenerimit. Shuma është 65 milionë euro, që do të financojnë një numër të madh të këtyre shkollave. Të premten do të inauguroni fillimin e punimeve në Farkë për 50 njësitë e para individuale. Ndërkohë në disa bashki të tjera bëhemi gati për fillimin e rindërtimit të njësive individuale, sepse procesi ka mbaruar. Ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë. Besojmë se në fund të shtatorit në gjithë zonën e dëmtuar do të kemi punë në terren.
Ne takim u be e ditur se Me Emiratet e Bashkuara eshte përfunduar projekti në Spitallë dhe ai I pallatave individuale ne Durrës, teksa edhe 12 shtete të tjera, brenda Fondit të Zhvillimit, kanë bashkuar fondin prej 12.5 milionë euro në shërbim të zonave të dëmtuara nga termeti ne Shqiperi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#Farke#TopChannel