#tvora #rtvoranews
Të gjobiturit për shkelje nga policia rrugore mund t?i paraqesin ankesat e tyre online, pa qenë nevoja për të pritur në radhë në zyrat e Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative. Kjo do të mund të bëhet nëpërmjet portalit e-Albania.
Drejtuesit e mjeteve të cilët janë konstatuar duke kryer shkelje rrugore nuk do të duhet të paraqiten më në zyrat e policisë, por pretendimet e tyre dhe dokumentacionet do të mund ti dërgojnë pranë portalit E-Albania)
Prej kësaj të marte të gjitha zyrat e komisionit të shqyrtimit të kundravajtjeve administrative në kryeqytet dhe gjithë Shqipërinë nuk do të pranojnë më qytetarë fizikisht.
Procesi i ankimimit dhe shqyrtimit te gjobave tashmë do të kryhet online.
Qytetarët duhet të identifikohen në llogarinë e tyre, më pas duhet të përzgjedhin kategoritë me radhë.
Fillimisht duhet të zgjidhet kategoria transport dhe automjete, ndërsa më pas duhet klikuar tek nënkategoria kundravajtje rrugore OASH.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 3 ditë, ndërsa periudha e vlefshmërisë është sipas afateve të përcaktuara në kodin rrugor.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/mbyllen-zyrat-e-oash-ve-nga-sot-ankimi-per-gjobat-e-rrugores-online/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv