Lajme Arkiva 2000
Socialistët janë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes nga komitetet drejtuese, të tre kandidatëve për çdo bashki apo komunë. Sipas rregullores së përcaktuar kandidatin përfundimtar, do t'a përcaktojë kryesia në selinë qendrore në Tiranë. Sot në Vlorë është mbledhur Komiteti Drejtues për të votuar mes 6 kandidatëve të paraqitur. Konkurojnë kryebashkiaku aktual Neki Dredha, Anastas Gjipali, Mari Çakërri, Theodhori Shija, Neza Malaj dhe kryesocialisti vlonjat Niko Veizi. Ky i fundit ka deklaruar tërheqjen nga gara në Bashkinë e Vlorës.
Në këtë mbledhje marrin pjesë deputetët e Vlorës, Arben Malaj dhe Sabit Brokaj. Socialistët e Vlorës në mbledhjen e këshillave zonalë, kanë kërkuar që strukturat e partisë dhe të qeverisë, t'u japin përgjigje konkrete të humburve nga skemat piramidale dhe lëvizjes së lirë drejt shteteve fqinjë. Në Shkodër, Komiteti Drejtues Socialist ka veçuar si kandidat për bashkinë e qytetit Esmerlida Ruçin dhe Sokol Haxhemin.
Në Durrës socialistët kanë veçuar si kandidat për bashkinë e qytetit kirurgun Miri Hoti, ndërsa në Krujë KPD-ja ka përzgjedhur si kandidat për kryebashkiak Liri Danin dhe Ylli Gogen. Në Tiranë tre kandidaturat më të votuara janë Edi Rama, Pandeli Majko dhe Emerlinda Meksi. Sipas të gjitha parashikimeve, më 31 korrik, Ministri i Kulturës Edi Rama do të përcaktohet zyrtarisht si kandidatura e koalicionit Aleanca për Shtetin për kryebashkiak të Tiranës./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/