Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
20 muaj burg për avokatin beratas, Shuaip Syri. Sot në Gjykatën e Tiranës, gjyqtari Fehmi Petku ka dhënë vendimin e drejtësisë për ish-punonjësin e saj. Shuaip Syri në këto pamje, në bankën e të akuzuarve bashkë me avokatin e tij, u akuzuan nga prokurori Pertef Hamzaji për falsifikim dokumentesh noteriale, falsifikim të dokumenteve të gjendjes civile dhe vjedhje me mashtrim.
Rasti Syri është i lidhur me skandalin e të riut beratas, Ardian Lame, i akuzuar për përdhunim. Avokati Syri sipas akuzës, kishte falsifikuar dokumentet duke lënë në burg të vëllain e Ardianit. Këtë e kishte bërë duke falsifikuar certifikatën e dokumentet noteriale. Të paditur më pas nga vetë familjarët, të cilët thanë se Syri iu ka marrë 10 milion lekë.
Pas mbledhjes së fakteve gjyqtari Petku vendosi të dënojë me dy vjet e gjashtë muaj burg Syrin, por meqë gjyqi është i përshpejtuar, atij i hiqet 1/3 e dënimit, duke e lënë përfundimisht në burg një vit e tetë muaj. Avokati Syri ka të drejtë të ankohet në Apel./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/