Tartë e mbushur me perime nga zonja Vjollca

2020-08-01 1

Tartë e mbushur me perime
Përbërësit:
200 gr miell
3 vezë dhe 3 lugë gjelle vaj
170 gr kos
1/2 gotë qumësht
1 pako pluhur pjekës
Mbushja
1 qepë
1 kungull i njomë
2 karrota
kripë dhe piper
vaj ulliri
susam për spërkatje
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët, vaj, kos, kripë dhe qumësht i përziejmë mirë se të na formohet një masë homogjene. Shtojmë pak nga pak miellin deri sa të na formohet një brumë që derdhet lehtë nga luga ( I butë) grijmë perimet në rende i vendosim në një tas, kripë, piper të zi, 2 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë mirë. Shtojmë në një tepsi një letër pjekje shtrojmë gjysmën e brumit si bazë mbi bazë vendosim perimet e grira I nivelojmë sipërfaqen dhe e lyejmë brumin e mbetur. Nivelojmë sipërfaqen dhe e lyejmë v, spërkatim me susam. E vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25 minuta.

Free Traffic Exchange