Top News - Meta kthen aktin normative/ Për gjobat ndaj studiove televizive

2020-08-01 0

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend aktin normativ ?Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së pandemise COVID-19?. Akti normativ i kthyer per rishqyrtim lidhet me lehtësimin e masave kufizuese per studiot televizive ku nuk lejoheshin jo më shumë se 2 persona të pranishëm në një studio. Por sipas njoftimit per shtyp akti normativ i miatuar ne 20 maj 2020 nga qeveria përcakton një masë të rëndë administrative fikse, me gjobë 1 000 000 lekë ose vendosjen e bllokimit, të pjesshëm apo të plotë, të transmetimit nga media audiovizive ndërkohë që gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur me ligj, ka përfunduar vetëm 5 ditë pasi Kuvendi ka miratuar këtë akt. Sipas argumenteve shoqëruese të Dekretit, kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional. ?Sipas ligjit, ky sanksion që rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria e Shëndetësisë që përfaqëson vullnetin politik, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes, të parashikuara në nenet 22 dhe 23 të Kushtetuës? thuhet ne njoftimin e presidences.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#TopChannel