Top News - Vrasja e Billës/ Apeli le në burg të dashurën

2020-08-01 0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Adjola Lakrën, e arrestuar si e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Adjola Lakra kishte kërkuar në Apel heqjen e masës së sigurisë ?arrest me burg? të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, por Apeli vendosi që të linte të njëjtin vendim. Vajza 26 vjeçare akuzohet se ka nxjerrë në pritën e vrasësve Hekuran Billën, pasi kishte krijuar një lidhje sentimentale më viktimën. Vetë Lakra, përpara trupit gjykues, ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka marrë para nga askush për të nxjerrë në pritë Billën, ashtu sikurse akuzohet.
Sipas akuzës Adjola Lakra e dashura e Hekuran Billës, ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të vritej. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim. Nga hetimet ka rezultuar se vajza nga Berati kishte lënë takim me Hekuran Billën në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë.
Arsyeja e vrasjes së Billës në mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ka qenë për gjakmarrje, pasi viktima në vitin 2006 ka vrarë në Londër Prel Markun, vëllain e Viktorit Markut, personit që akuzohet si ekzekutori I tij. Hekuran Billa ishte dënuar me 25 vite burg për këtë krim, por ishte liruar nga drejtësia shqiptare para një viti. Për vrasjen e Billës ndodhen të arrestuar Viktor Marku si ekzekutor, Sebastian Mali, nipi I Viktorit, si bashkëpunëtor, Adjola Lakta si bashkëpunëore dhe Gjekson Pusi po si bashkëpunëtor.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HekuranBilla#TopChannel

Free Traffic Exchange