Ora News - Covid-19, Meta refuzon gjobat për Televizionet: Masat jo propocionale, cënon lirinë

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews

Akti normativ i qeverisë që gjobit mediat me 1 milion lekë deri në ndërprerjen e transmetimit, nëqoftëse në studio ka më shumë se dy persona, është cilësuar si antikushtetues nga presidenti Ilir Meta. Kreu i Shtetit e ka refuzuar ligjin, ndërsa thotë se parashikimet krijojnë hapësira për abuzime dhe cënim të lirisë së fjalës.

Presidenti, Ilir Meta, ka refuzuar aktin normativ të qeverisë ?për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19?.

Ky akt parashikon 1 milion lekë gjobë deri në bllokim të të transmetimit për mediat audiovizive, të cilat marrin më shumë se 2 persona në një studio dhe ruajtja e distancës 2 metra.

Presidenti thotë se sanksionet e parashikuara janë jo propocionale me qëllimin e tyre.

Meta: Kuvendi duhet të qartësonte se objektivi që justifikon kufizimin e së drejtës dhe ndëshkimin në rast shkeljeje,është në raport logjik dhe të drejtë me masën ndëshkuese të parashikuar dhe aspak në tejkalim të tij.

Akoma më shqetësuese, thotë Presidenti, mbetet fakti se masa ndëshkuese merret nga Ministria përgjegjëse për Shëndetësinë, duke rritur rrezikun për abuzime dhe ndikime politike.

Meta: Masat ndëshkuese joproporcionale, mund të çojnë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, në këtë periudhë pandemie kur, informacioni objektiv ka shumë rëndësi për përmbushjen e përgjegjësive qytetare.

Presidenti thotë se Komisioni i Venecias, ka dhënë një opinion mbi lirinë dhe fuksionimin e medias, ndaj çdo masë apo parashikim ligjor i ndërmarrë, sipas tij duhet të ketë në vëmendje këtë dokument.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ligji-per-masat-ndaj-televizioneve-gjate-covid-meta-cenon-te-drejten-per-informim-dhe-lirine-e-shprehjes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv