Report TV -Ulja e pragut s'i kënaq aleatët e Bashës: S'ka vlerë, po ndryshohen rregullat e lojës

2020-08-01 0

TIRANE-Vendosmëria e kryeministrit Edi Rama për të përkrahur propozimin e opozitës parlamentare për të hapur listat dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve solli rindezjen e debatit politik për Reformën Zgjedhore. Por çfarë mendojnë aleatët e Lulzim Bashës për tërheqjen që bëri sot opozita parlamentare për uljen e pragut nga 5 në 2% për futjen në parlament? Në një prononcim për Report Tv, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu e shohin problemin më thellë duke e akuzuar Edi Ramën si autokrat. Kreun e LZHK-së ulja e pragut nuk e kënaq. "Ne gjykojmë se e gjitha kjo nuk ka vlerë, ne gjykojmë se duhet të respektojmë marrëveshjen. Pragu është elementi më i pa rëndësishëm. Ne nuk na intereson as 2% as 5%. Do ishte gjë tjetër nëse do kishte sistem proporcional kombëtar" tha ai.