Thaçi sot në Hagë, merret në pyetje për akuzat e krimeve të luftës - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në Hagë për t?u intervistuar nga Prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.Më 24 qershor kjo prokurori publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.Në njoftimin për aktakuzën pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara; shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuzat janë duke u shqyrtuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i cili mund t?i konfirmojë apo hedhë poshtë ato.Prokuroria tha se e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të zotit Thaçi dhe zotit Veseli për pengimin dhe sabotimin e punës së Gjykatës së Posaçme. Sipas kësaj gjykate, besohet se zoti Thaçi dhe zoti Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t?iu shmangur drejtësisë.Pohimet e tilla janë hedhur poshtë nga presidenti Thaçi, i cili tha se do të jap dorëheqjen nëse akuzat konfirmohen dhe është i gatshëm të përballet me drejtësinë.Publikimi i akuzave muajin e kaluar nxiti reagime në shkallë të gjerë dhe kritika ndaj prokurorisë veprimi i së cilës u cilësua nga vëzhgues në Kosovë si politikisht i motivuar.Ajo bëri që të anulohet edhe një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë që pritej të mbahej më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 - 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.Një vit më parë në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme./VOA