Ora News - Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës: U kthye në barsoletë!

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews
Andi Binaj është drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, i 8 në harkun e 10 muajve të fundit.

Prezantimi i tij u bë nga Drejtori i përgjithshëm Artan Lame, i cili cilësoi si barsoletë situatën me largimet, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.

Lame: Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat.

Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim.

Binaj premtoi vepra dhe jo fjalë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/lame-prezanton-drejtorin-e-8-te-te-kadastres-se-vlores-u-kthye-ne-barsolete/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange