Prokurorja Manjola Kajana është emëruar nga Këshilli I Lartë I Prokurorisë si anëtare e SPAK. KLP ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen online në kushtet e distancimit social ku ka vendosur unanimisht emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar të Manjola Kajana për një mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.
Ky vendim ka ardhur pasi prokurorja Kajana ka kaluar me sukses edhe fazën finale të vettingut, pasi u konfirmua në detyrë nga KPA. Manjola Kajana ishte përzgjedhur që vitin e kaluar në listën e kandidatëve për SPAK-un, por vetëm tani që kaloi vettingun e emërua.
Me emërimin e saj, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë. Me këtë rast, gjatë mbledhjes së KLP-së kryetari Gent Ibrahimi i bëri edhe një herë thirrje organeve të Vettingut për të përshpejtuar afatet për verifikimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për dy prokurorët e mbetur, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, pjesë e listës së sipërpërmendur në mënyrë që SPAK të jetë I plotësuar dhe të funksionojë normalisht.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#ManjolaKajana#TopChannel