GJKKO-ja e prekur nga COVID-19/ Shtyhen 6 seanca gjyqësore, kërkesë ISHP për hetim epidemiologjik

2020-08-01 0

TIRANË- Pas Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), edhe Gjykata e Apelit në Tiranë, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e saj për një periudhë dy javorë. Kjo pasi një gjyqtar i kësaj gjykate është infektuar nga virusi COVID-19. Nuk është e qartë se nga e ka marrë virusin gjyqtari, por mësohet se ai gëzon shëndet të plotë, veç simptomës së rritjes së temperaturës. Vendimi për pezullimin e punës së gjykatës për një afat 15 ditor është marrë ditën e sotme dhe se pritet që në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, t'i nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve. Ndërkohë gjykata dhe një pjesë e stafit do të punojë me orare të reduktuara vetëm për seancat emergjenti si masat e sigurisë.

Nga ana tjetër, GJKKO ka anuluar 6 seanca të planifikuara për t'u zhvilluar sot, teksa i kanë bërë kërkesë ISHP-së të zhvillojë hetim epidemiologjik! Një vendim i tullë, pra për mbylljen e kësaj gjykate, ka ardhur si pasojë e konfirmimit pozitiv të një gjyqtari, teksa dy të tjerë, persona kontakti me të janë vetëkarantinuar. Një nga seanca që është anuluar është edhe ajo e kokainës së Maminasit, për Arbër Cekajn.Aktualisht GJKKO ka 9 gjyqtarë, 1 i infektuar me COVID, 2 në karantinë teksa 6 të tjerë janë në pritje për të bërë tamponët. Kjo gjykatë u mbyll tre ditë më parë, ndërkohë që vijon punën SPAK, edhe pse janë në të njëjtën godinë. Në përfundim të tamponëve dhe rezultatit final do pritet rekomandimi i institutit shëndetësor si do të vijohet me punën.  Masat anti-COVID vijojnë në gjykatë, me tunelin e dezinfektimit dhe mbajtjen e maskës, por jo nga të gjithë respektohen.