Ora News - Java vendimtare për transportin urban, nëse nuk ndërhyn shteti autobusët fiken

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews
Transporti publik qytetas po përballet me vështirësi ekonomike dhe duket se kjo javë do të jetë vendimtare nëse do të vazhdojnë ta ofrojnë këtë shërbim gjatë verës apo jo.

Anëtari i Shoqatës së Transportit Publik Kombëtar, Ervin Shijaku, në një intervistë për emisionin ?Ditë e Re? në Rtv Ora tha se numri i përdoruesve nuk e kalon 30% në pikun e tij dhe në këtë situatë është e pamundur të mbahet në këmbë transporti publik.

Shijaku: Transporti publik po vijon punën e tij normalisht edhe për këtë javë.Autobusët janë të gjithë në qarkullim.Kemi një fluks të reduktuar, nuk ka kapacitet të plotë.

Jemi në javën e dytë të testimeve të kryera nga institucionet shtetërore që po kontrollojnë dhe testojnë të gjithë reagimin qytetar për përdorimin e shërbimit publik.Në përgjithësi është mirë, falenderoj qytetarët që po respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid.

Mbyllja e transportit publik është një temë e diskutuar për arsye se numri i përdoruesve në shërbimin e transportit është 20%, maksimumi 30% në orarin e pikut të mëngjesit, të kapacitetit të tij që ekonomikisht e bënn të pamundur vazhdimësinë e këtij shërbimi. Gjatë këtyre ditëve të gjitha institucionet shtetërore po verifikojnë numrin e pasagjerëve dhe mendoj se gjatë kësaj jave të ketë një zgjidhje ekonomike për ata 20-30% përdorues të këtij shërbimi.


Kjo përqindje e qytetarëve është e pamundur fiancniarisht të mbajë në këmbë shërbimin urban. Janë autoritetet shtetërore që duhet të vendosin nëse shërbimi urban duhet të vazhdojë të jetë në shërbim të këtyre 20-30 % të qytetarëve ose ta rimbyllin përsëri. Nuk bëhet më fjalë për mbijetesë.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/java-vendimtare-per-transportin-urban-nese-nuk-nderhyn-shteti-autobuset-fiken/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv