Ai i përjashtoi ata sepse votuan për ndryshimet kushtetuese në vitin 2018. Në mars të vitit 2019, me nismën e tij, ai u takua me tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët u përjashtuan nga partia. Vitin e kaluar, tetëshja e pavarur njoftoi se në mars se ishin takuar me Hristijan Mickoskin, pa dhënë detaje të takimit. Por, sot dolën informacione për çfarë janë takuar. Katër audio regjistrime të reja të Mickoskit janë postuar në YouTube, të cilat pretendohet se janë nga takimi me deputetët e dëbuar. Në "bombat" audio, Mickoski mund të dëgjohet duke shpjeguar pse nuk duhet të votojnë Ligjin për Prokurorinë, i cili do të bëjë të mundur që hetimet e Prokurorisë së shuar Speciale të merren nga prokuroria e rregullt.