Sazan, Karaburun dhe plazhet e mrekullueshme brenda gjirit të Vlorës vijojnë të mbeten destinacionet më të kërkuara nga turistët edhe këtë sezon turistik. Jo vetëm shqiptar, por edhe të huajt, pavarësisht se janë një numër mjaft vogël, nuk i kanë munguar këtyre atraksioneve.
"Jemi nga Tirana. Kjo është hera e parë në Karaburun. Do ta përsërisim sërish këtë aventurë.""Është hera e dytë që vij. Kam ngelur i kënaqur. Ftoj të gjithë shqiptarët që të pushojnë shqip. Të ushqehemi me gjërat e bregdetit tonë. Është një atraksion i mirë. Edhe ne kënaqemi dhe bizneset private fitojnë".
"Sot do të shkojmë në Sazan-Karaburun. Më kanë thënë se është shumë bukur".
"Jam nga Belgjika. Nuk është hera e parë që vij këtu. Jam shumë i kënaqur. Është shumë bukur. Njerëzit janë të mirë."
Vetë administratorët e mjeteve lundruese në Vlorë pranojnë se COVID-19 ka ndikuar negativisht edhe në aktivitetin e tyre, por shpresojnë që gjatë ditëve në vijim numri i turistëve të rritet dhe situata të stabilizohet.