Pandemia ul numrin e turistëve/ Pak pushues e vizitorë në Shëngjin e Elbasan - Vizion Plus

2020-08-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në qytetin e Lezhës. Edhe pse jemi në pikun e sezonit turistik kapaciteti i strukturave akomoduese në Shëngjin nuk e ka kaluar masën 20%.Këtë ka pohuar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit kriza është reflektuar edhe me reduktim të numrit të punonjësve nga biznese të sektorit të turizmit.Kreu i dhomës së tregtisë pohon se fokusi i bashkisë tashmë është kthyer për të ofruar plazh të sigurt për pushuesit.Edhe në Elbasan situata paraqitet e njëjtë. Numri i vizitorëve në muze dhe pika të tjera historike është i ulët.Edhe qytetarët në Elbasan pohojnë se kjo situatë nuk e ndihmon aspak ekonominë lokale.Ky vit duket se do të jetë më i vështiri për Turizmin për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.