Moody, përplas Tabakun e Denajn, agjencia vlerëson me B1 Shqipërinë, problem borxhi e PPP

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews
Vlerësimi me B1 që agjencia Moody i ka bërë Shqipërisë ka rikthyer përplasjet politike. Për Jorida Tabakun kjo flet për dështimin e qeverisë. Ndërsa ministrja Anila Denaj thekson se u konfirmua efekti pozitiv i strategjisë së qeverisë për tërmetin dhe covid.


Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit ekonomik të shteteve, e ka vlerësuar me B1 Shqipërinë, çka reflekton një situatë stabël.


Megjithatë projektet partneritet publik privat, borxhi i lartë dhe mungesa e konkurrencës mbeten sërish shqetësim kryesor.


Si rëndom për raportet ndërkombëtare mazhoranca dhe opozita i lexojnë të dhënat ndryshe.


Ish deputetja e PD Jorida Tabaku shprehet se qeveria duhet të pranojë dështimin me masat e marra.


Tabaku: Raporti i fundit i Moody?s nuk ka bërë asnjë renditje pozitive (si thotë vete Moody?s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë. Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.


Por Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehet se pavarësisht tërmetit dhe pandemisë ekonomia shqiptare ka marrë nota pozitive.


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/moody-perplas-tabakun-e-denajn-agjencia-vlereson-me-b1-shqiperine-problem-borxhi-e-ppp/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv