Report Tv, Veri Jug - Besnik Bali: “Eja në bahçen time”

2020-08-01 4

Baldushku është një prej zonave më të bukura në jug të Tiranës dhe kamera e emisioneve Veri Jug, ju sjell aromat e jetës dhe punës në këtë njesi administrative, ku përfshihen plot 14 fshatra. Besnik Bali, si qytetari numur një i kësaj njësie, zbulon vlerat arkeologjike dhe ato të turizmit kulturor në Baldushk, aty ku sot zhvillojnë aktivitetin e tyre 1200 biznese të vogla si miniferma bujqësore dhe blegtorale. Takim me bujqit e fshatit Mustafakoç, kosto e lartë e prodhimit dhe vështirësitë e mëdha në tregun agroushqimor të Tiranës. Këto dhe të tjera, në reportazhin ku Besnik Bali, administrator i Baldushkut, i bën një ftesë turistëve dhe qytetarëve nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria, përmes sloganit: "Eja në bahçen time". Të djelën, premierë, ora 14.30

Free Traffic Exchange