Report TV -Meta vazhdon heshtjen për listat e hapura, flet për tre Besëlidhjet e Poçemit

2020-08-01 0

Një ditë para se Komisioni Hetimor, i ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij të mblidhet, Presidenti Ilir Meta nuk shpreh asnjë shqetësim. Përkundrazi, Kreu i Shtetit shihet i buzëqeshur teksa shijon fundjavën në Mallakastër.

?Jam i lumtur dhe i privilegjuar që të jem sot së bashku me ju në këtë vend të shenjtë, në Poçem, në këtë amfiteatër të natyrës dhe vend për liri të burrave më të shquar jo vetëm të këtij vendi të mrekullueshëm, por edhe të mbarë kombit tonë!Përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për 14 korrikun - datën simbol të bashkimit dhe lidhjes së besës së mallakastriotëve brez pas brezi në luftë për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar!

Kjo datë e rëndësishme ka bashkuar si rrallë herë në historinë e një vendi tre kuvende të lavdishëm burrash në të njëjtin shesh, në të njëjtin muaj dhe në të njëjtën luftë të përhershme të shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj!

Këtu, në Poçemin historik e ka burimin qëndresa mbarëpopullore dhe kombëtare kundër pushtuesit osman në vitin 1847, për të vazhduar me organizimin dhe besëlidhjen e Mallakastrës 100 vite më parë, për t?i dhënë fund atij kalvari vuajtjesh, mundimesh, sakrificash që hoqi vendi ynë nga 28 nëntori 1912 me shpalljen e Pavarësisë e deri më 3 shtator të vitit 1920 në çlirimin përfundimtar jo vetëm të Vlorës, por të gjithë vendit tonë.