#tvora #rtvoranews
Situata e pandemisë në Shqipëri ditët e fundit po përkeqësohet.
Gjithashtu edhe në ambientet e spitalit infektiv gjendja nuk paraqitet e qetë, ku janë të shtruar 72 pacientë ndërsa raportohet edhe një ulje e moshës mesatare të pacientëve.
Në 24 orët e fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit, ndërsa u raportuan 83 raste të reja.
Çdo ditë ministria e shëndetësisë bën apel për respektimin e masave anti-covid,, pasi situata është përkeqësuar.
?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik. Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.?
Jashtë ambienteve të infektivit, qytetarët qëndrojnë në pritje, për tu dërguar të afërmve të tyre ushqime apo veshje? dikush me një çantë, e të tjerë me tre, në varësi të të afërmve të shtruar.
Këtë të diel ministria e shëndetësisë raportoi për 4 qytetare të cilët nuk e fituan do të betejën me coronavirusin,duke e çuar numrin e viktimave në 93, nga të cilët 48 vetëm në Tiranë.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 10 qytetarë më pak se një ditë më parë, ku qyteti me numrin më të lartë të të vijon të jetë Tirana.
Spitali infektiv ka një kapacitet prej 120 shtretër dhe në raste se situata do të përkeqësohet atëherë do të hapen struktura të tjera spitalore për pacientët e prekur me covid19.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/perkeqesohet-situata-te-infektivi-rritet-numri-i-pacienteve-me-moshe-te-re/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv