http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fushata elektorale në Maqedoninë e Veriut përfundon në mesnatë ndërsa zgjedhjet e pesta të parakohshme parlamentare do të mbahen më datë 15 korrik. Në vendin fqinj, ku shqiptarët përbëjnë 25 % të popullsisë, ka marrë jetë edhe zyrtarisht ideja për një kryeministër shqiptar. Partia e kryesuar nga Ali Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezantuar Naser Ziberin si kandidatin e parë shqiptar për të kryesuar ekzekutivin.Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi në një intervistë për Vizion Plus, më shumë se një ëndërr, e konsideron këtë synim si një nevojë në aktualitetin politik. Xhaferi nënvizon se shqiptarët tashmë i kanë thyer tabutë me përfaqësimin e tyre ndër vite dhe shprehet optimist se shifrat do të flasin në favor të tyre.Sipas Xhaferrit, edhe në këto zgjedhje BDI do të jetë një faktor kyç.Në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, në nenin 90 theksohet se ?presidenti i Republikës, mandatin për formimin e qeverisë ia beson kandidatit të partisë, përkatësisë apo partive që kanë shumicën në kuvend?.BDI-ja, por edhe partitë e tjera politike shqiptare deri më tani asnjëherë nuk kanë dalë force e pare apo e dytë në zgjedhje. Mandatin për formimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në vazhdimësi e kanë marrë njëra nga dy partitë më të mëdha, Lidhja Social Demokrate apo VMRO-DPMNE.Kjo është hera e parë që procesi do të zhvillohet në kushte pandemie dhe qytetarët do të munden të votojnë në tre ditë. Të hënën do të votojnë personat që janë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa të martën, qytetarët e sëmurë. Në listat e kandidatëve janë radhitur 15 koalicione dhe parti me 1.578 kandidatë.