Bylykbashi: Jemi para një krize politike të jashtëzakonshme, Rama po tenton të bastardizojë sistemin

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews

Kur u duk se ujërat politike u qetësuan një krizë e re duket se po troket. Një fakt të tillë e paralajmëron firmëtari i marrëveshjes së 5 qershorit, Oerd Bylykbashi, duke e akuzuar Ramën për ndryshim të rregullave të lojës pak muaj para zgjedhjeve.

Bylykbashi: Jemi para një krizë politike që po shkatërron marrëveshjen për reformën zgjedhore, po rrënon reformën zgjedhore, dhe kriza politike do të jetë e jashtëzakonshme. Gjithësesi Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme do të zhduket nga pushteti, opozita është gjithmonë e më shumë duke u bërë gati për këtë.Mbështetja ndërkombëtare për opozitën në këtë aspekt është e qartë. Është konsideruar një veprim diabolik i Edi Ramës.Konsiderohet si një veprim që është në keqbesim dhe thyerje e rregullave të lojës para fillimit të lojës.

Për Ora News, Bylybashi thotë se Rama me kërkesën për ndryshime kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore po shkatërron marrëveshjen.

Bylykbashi: Është më shumë se tensionin, është një tentativë e hapur e kryeministrit Rama për të shkatërruar marrëveshjen. Ajo që po bën tani me këtë manovër të shëmtuar duke nxjerrë disa bedelë politik për të paraqitur në parlament një projektpropozim për ndryshimin e Kushtetutës që është e shkruar nga fillimi deri në fund nga Edi Rama, pasi të gjitha janë nevojë e Edi Ramës. Gjeti këta bedelë politikë për të luajtur këtë lojë të shëmtuar ku qëllimi është shkatërrimi dhe minimi i marrëëveshjes. Me këtë që po ndodh, marrëveshja është drejt shkatërrimit.

Opozita parlamentare ka depozituar katër kërkesa në Kuvend që konsistojnë në ndryshimin e zonave zgjedhore nga qarqe në rajone, heqjen e koalicioneve, rritjen e pragut zgjedhor në 5% dhe listat e hapura rajonale.

Vetë Kryeministri foli për korrektim të sistemit dhe jo ndryshim sistemi. Por Bylykbashi thotë se sistemet nuk mund të ndërrohen me pjesë.

Bylykbashi: Sistemet nuk ndërrohen me pjesë, duhet ndërruar i tëri nëse nuk bën. Ka ikur koha kur merrej makina dhe i ndërrohej motori për të sajuar diçka allashqiptarçe. Dëgjova zotin Rama që tha diçka qesharake, korrektimi i sistemit. Nuk ekziston korrektimi i sistemit, ajo që po ndodh është bastardizimi i sistemit zgjedhor. Ne sot kemi 12 qarqe, propozojnë të futin rajonet. PS prej kohësh synon të krijojë katër rajone të mëdha, ka organizuar dhe partinë në katër rajone. Jemi para ndryshimnit të rregullave të lojës të partive politike fare pak datës së zgjedhjeve, është koncept i papranueshëm. Së dyti heqja e koalicioneve.Është sistemi limfatik i sistemit zgjedhor. Forma aktuale e koalicionit ekziston që në 2003, ka 17 vjet traditë.Edhe kur janë në koalicion nuk fshihen pas siglës , zgjedhësit kanë të drejtë të zgjedhin të votojnë PD, LSI apo Partinë Republikane. Vota është transparente.

Ajo që po përpiqen të bëjnë është ose heqja e koalicioneve krejtësisht ose një gjë që është shumë herë më e shëmtuar, koalicioni me listë të përbërë, një element tmerrësisht problematik në 2001 që i bën parti...