Meta kthen ndryshimet në ligjin për vettingun në polici:Krijon hapësira për keqpërdorimin e policisë

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews
Heqja e afatit kohor për përfundimin e vettingut në policinë e shtetit mund të jetë një mjet presioni për ti mbajtur forcat e rendit dhe drejtuesit e tyre në trysni politike në kushtet kur vendi po përgatitet për zgjedhjet e radhës. Me këtë argument, presidenti i Republikës ka refuzuar të dekretojë draftin e mazhorancës të hartuar pas dështimit të vettingut në polici brenda afatit 24 mujor të vendosur në ligjin e parë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, refuzoi dekretimin e projektligjit me të cilin mazhoranca ka kërkuar heqjen e afatit kohor për realizimin e vettingut në polici.

Në relacionin shpjegues të këtij vendimi, Kreu i Shtetit thekson se drafti i hartuar pas skadimit të afatit 24 mujor të vendosur për rivlerësimin e punonjësve të policisë, thekson se ky ndryshim do të rrisë pasigurinëe trupave policore e cila do të vendosët nën presionin e vazhdueshëm dhe pa afat për t?iu nënshtruar vlerësimit kalimtar.

Meta: Kjo nismë ngjan më shumë me një lehtësi apo favor që krijohet për drejtuesit e lartë aktualë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me vetë qëllimin për të siguruar institucione të forta e të besueshme.

Sipas Kreut të Shtetit, ky ligj ndryshon për herë të dytë brenda pak kohësh ndërsa ndryshime kaq të shpeshta tregojnë ose për gabime në procesin legjislativ në momentin fillestar të miratimit të ligjit bazë, ose një qëllim politik për ta mbajtur këtë proces të hapur me qëllim presioni dhe kontrolli përkundrejt trupës policore.

Meta: Ky fakt krijon dyshime të theksuara për selektivitet dhe subjektivizëm në kryerjen e procesit të vlerësimit kalimtar nga ana e SHÇBA-së. Kjo rrit edhe më shumë kontrollin politik të Ministrit të Brendshëm mbi këtë proces.

Sipas Kreut të Shtetit, heqja e afatit krijon të gjitha premisat për mbajtjen nën presion të vazhduar të forcave policore, tashmë edhe të drejtuesve të lartë, nëpërmjet forcës ndëshkuese të mekanizmit të vettingut në kushtet kur vendi po përgatitet për proceset zgjedhore.

Meta: Veçanërisht kur vendi pritet t?iu nënshtrohet edhe zgjedhjeve të përgjithshme, forcimi i këtij presioni përmes vlerësimit kalimtar (vetting-ut), bëhet akoma më i dëmshëm dhe i rrezikshëm për garantimin e paanësisë së forcave policore e për pasojë, tepër shqetësues.

Kreu i Shtetit kërkon që parlamenti ta rishqyrtojë draftin dhe në kushtet kur afati i parë i vendosur nuk është respektuar të vendosë një afat tjetër por jo të heqë kufirin kohor për përfundimin e procesit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/meta-kthen-ndryshimet-ne-ligjin-per-vettingun-ne-polici-krijon-hapesira-per-keqperdorimin-e-policise-ne-proceset-zgjedhore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.l...