Prokuroria Speciale, rastet dhe hetimet e tyre, janë pjesë e një "bombe" të re të publikuar. Dëgjohet zëri i Zoran Zaevit. Dy minuta dhe 11 sekonda ai flet vetëm për ligjin e prokurorisë, akuzat aktive të PSP-së, por edhe për hetimet për rastin "Talir 2" për ndërtimin e selisë së VMRO - DPMNE-së, dhe rastin "Regjistrimi" ku i dyshuari është lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.