Report TV -'U prish pakti i 5 qershorit' / Rama i përgjigjet Bashës: Mos na provokoni

2020-08-01 0

Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha se marrëveshja e 5 qershorit është prishur ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një status në twitter, kreu i qeverisë i konsideron deklaratat e kryeopozitarit kërcënime, ndërsa e këshillon që të mos bëjë provokime.

"Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s?ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë...", shkruan Rama në twitter.