Shtyhen lejet për të burgosurit/ U karantinuan nga qelia në shtëpi 370 të dënuar me burg

2020-08-01 3

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shtyu deri ne datën 1 tetor lejet e posaçme të të burgosurve që përfituan nga akti normativ, i cili dërgoi në shtëpi për shkak të Covid-it shumë të dënuar.


Në total u karantinuan nga qelia në shtëpi, 370 të dënuar, që ju përfundoi leja e posaçme e Covid-it në 1 korrik. Por leja e tyre shtyhet. Megjithatë shumë të dënuar të tjerë vazhdojnë të luftojnë në gjykatë për këtë leje.

Njëri ndër ta, Alfred Leka tregon se ndonëse i plotësonte kriteret, atij ia refuzuan lejen. Leka u shpall fajtor për kultivim droge dhe i kanë mbetur dhe pesë muaj burgim, por pavarësisht se ishte brenda kritereve, autoritetet i thanë që ishte arratisur njëherë nga burgu ndaj dhe e refuzuan. Ky pretendim sipas Lekës që po mbahet në burgun e Burrelit është i pavërtetë, pasi ai ka vite në burg dhe kartelën e tij as që e kanë parë.

?E vërteta është se unë jam nga një fshat i largët i Peshkopisë, ata nuk e kontrollojnë dot zonën dhe i bien shkurt thonë jam arratisur njëherë. Është e pavërtetë kjo përgjigje që ka kthyer policia, burgjet e dinë këtë gjë. Leja e posaçme është një leje që më takonte, i bëj apel ministres ta shohë rastin tim, unë nuk kam para ndaj i ranë shkurt?, shprehet në një lidhje telefonike Alfred Leka.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Karantina#Burg#TopChannel