Durrës, 25 mln dollarë grante/ Rama: Përfitojnë mbi 7 mijë familje - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
25 milionë dollarë është granti nga i cili do të përfitojnë mbi 7 mijë familje në Durrës. Kjo shumë është e përcaktuar të shkojë vetëm për riparimin e dëmeve, nga ato të lehta deri mesatare që la pas tërmeti i nëntorit. Në ndryshim nga zonat e tjera të dëmtuara, problematika e qytetit bregdetar është shndërrimi në të pabanueshëm më së shumti i pallateve se shtëpive individuale.Vjeshta është vendosur si afati i fundit i ndërtimit të banesave individuale.Parashikimi i parë i grantit për riparimin e banesave në të gjitha bashkitë dhe qytetet e prekura nga lëkundja sizmike, ishte parashikuar 72 milionë dollarë. Arben Ahmetaj foli për një rritje të tij.Nga plani i rindërtimit, procesi që ka ecur më shpejt, është ai i shkollave. Një pjesë e tyre janë në ndërtim, në prokurim ose në fazën e fundit të projektimit. Një prej tyre është ?Shaqe Mazreku?, e cila pritet të hapë dyert për 711 nxënësit në një vjetorin e tragjedisë së shkaktoi tërmeti.