http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
25 milionë dollarë është granti nga i cili do të përfitojnë mbi 7 mijë familje në Durrës. Kjo shumë është e përcaktuar të shkojë vetëm për riparimin e dëmeve, nga ato të lehta deri mesatare që la pas tërmeti i Nëntorit. Në ndryshim nga zonat e tjera të dëmtuara, problematika e qytetit bregdetar është shndërrimi në të pabanueshëm më së shumti i pallateve se shtëpive individuale. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE Vjeshta është vendosur si afati i fundit i ndërtimit të banesave individuale.ARBEN AHMETAJ MINISTER SHTETI PER RINDERTIMIN Parashikimi i parë i grantit për riparimin e banesave në të gjitha bashkitë dhe qytetet e prekuara nga lëkundja sizmike, ishte parashikuar 72 milionë dollarë. Arben Ahmetaj foli për një rritje të tij. ARBEN AHMETAJ MINISTER SHTETI PER RINDERTIMIN Nga plani i rindërtimit, procesi që ka ecur më shpejt, është ai i shkollave. Një pjesë e tyre janë në ndërtim, në prokurim ose në fazën e fundit të projektimit.