Ishte ende një adoleshnt asokohe kur Genci Krasniqi, në kohën e Luftës në Kosovë, në vitin 1999 prisnin grupet me kosovarë drejt Shqipërisë. Bashkë me të atin transportonin me kamion shqiptarët e kosovës që i shpëtonin luftës. I ati Muharremi e mban mirë atë ditë, ishte qershori i vitit 1999 kur njoftoi të birin ti sillte dokumentat e makinës në zonën e Kasharit ku ai gjendej me kamionin e tij. Genci ia ship porosinë dhe më pas largohet nga i ati. Me të mbërritur në shtëpi ishte ora 15:30 e mesditës kur Genci njofton nënën se do të dilte për pak. Ai niset me biçikletë dhe që nga ajo ditë nuk thehet më. Daljen e tij nga shtëpia me një bicikletë e pohon dhe një fqinj i familjes Krasniqi, i cili ndodhej aty në momentin që Genci u pa të largohej. Por nga ai moment dhe orëve të pritjes për kthimin e të birit në shtëpi prindërit e tij nuk mësuan më asgjë për fatin e Genci Krasniqit që sot është 36 vjeç.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv