Të gjithë bizneset në bregdet që nuk do të respektojnë masat anti-covid, fillimisht do të gjobiten me 700 mijë lekë dhe më pas nëse shkelja përsëritet do të mbyllet biznesi. Kjo ka qenë thirrja që ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka bërë, gjatë inspektimit të Task-Forcës anti-COVID në vijën bregdetare të Vlorës.