#tvora #rtvoranews
Pranimin e listave të hapura dhe përjashtimin e koalicioneve parazgjedhore, analisti Ben Andoni i sheh si lëvizje taktike të kryeministrit Rama.
Në një intervistë për ?RTV Ora?, Andoni tha se Rama ndihet shumë mirë përballë kësaj opozite, dhe se kjo është dhimbja më e madhe për elektoratin shqiptar.
Sipas tij, kryedemokrati Basha duket sikur shkon më shumë mbas lojës së kryeministrit, sesa paraprin me vizionin e tij.
Ben Andoni: ?Është thjesht një lëvizje taktike. Zoti Rama ndihet shumë mirë përballë kësaj opozite, kjo është dhimbje më e madhe sot për të gjithë elektoratin shqiptar. Erdhi momenti që mbas 8 vjetësh, ne të kishim një lloj reflektimi dhe t?i besonim më shumë kësaj opozite. Duket që zoti Basha shkon më shumë mbas lojës së zotit Rama, sesa vetëparaprin me vizionin e tij.?
?Është në pozitë inferiore që në momentin që është larguar nga parlamenti, paçka se vendimi u mor nga Këshilli i lartë i PD-së. Ka qenë lëvizja më e gabuar taktike e tij. Të gjitha këto janë pasojat e kësaj lëvizjeje. Duke futur dhe idenë që ai është jashtë parlamentit, ai komisioni politik që u krijua, duket sikur është i favorizuar. Duket sikur është më shumë i favorizuar për një make up para njerëzit e tij, sesa para publikut shqiptar, dhe kjo e bën Ramën të luajë në të gjitha format.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/listat-e-hapura-andoni-levizje-taktike-e-rames-dhimbja-me-e-madhe-kur-sheh-qe-ndihet-shume-mire-perballe-kesaj-opozite/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv