#tvora #rtvoranews
Teatrot janë ende të ndaluar për artdashësit, ndaj aktorët e Teatrit Migjeni premierën më të re e ngjitën në skenë pa publik. Vepra ?Kutia e zezë? që trajton varësinë e shoqërisë ndaj teknologjisë do të rikthehet sërish sapo koronavirusi të lejojë që shtëpitë e artit të hapin dyert sërish.
Aktorët e ?Migjenit? u ngjitën në skenë, por publiku përballë i mungoi!
?Kutia e zezë? apo ?Perfect Strangers? e Paolo Genovese erdhi në regjinë e Fatos Berishës, i cili e ka përpunuar veprën në përshtatje edhe me realitetin që po jetojmë.
Fatos Berisha, regjisor: ?Fenomeneve që po na rrethojnë, përfshirë edhe pandeminë e shumë gjëra të tjera.?
Jo rastësisht kanë zgjedhur që veprën ta punojnë në këtë periudhë dhe ta finalizojnë me një shfaqje të tillë në kohën e ndalimeve të pandemisë.
Drejtoresha e teatrit Rita Gjeka, njëherësh aktore në këtë pjesë, tregon se qëllimi është që menjëherë pas rihapjes të kenë gati diçka të re për publikun.
Rita Gjeka, drejtoreshe e teatrit ?Migjeni?: ?Fakti që nuk mund të bëhen jashtë, do t?i ndryjmë dhe do t?i japim në momentin që të jetë e mundur, kur të na thotë qeveria.?
Pandemia i ka dhënë goditje edhe artit, ndaj regjisori Berisha ka nisur një peticion ku kërkohet mbështetje.
Fatos Berisha, regjisor: ?Fatkeqësisht po harrohet shumë shpejt se kush e mbajti gjallë shpirtin e njerëzve gjatë pandemisë.?
Aktori Simon Shkreli e cilëson të rëndësishme këtë vepër, duke patur parasysh kohën në të cilën u punua dhe mesazhin që ajo përcjell.
Simon Shkreli, aktor: ?Pandemia ka ndikuar që edhe ne të ngarkohemi emocionalisht, për shkak të kësaj situate të pazakontë që po kalojmë edhe tani.?
?Kutia e zezë? simbolizon celularin, pra teknologjia e cila në një mënyrë po na e kontrollon jetën tonë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shkoder-migjeni-ne-skene-pa-spektator/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv