“Revolucion” ne turizmin detar - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i turizmit Blendi Klosi ka zgjedhur Sarandën si një nga destinacionet kryesore që prêt jahte dhe mjetet lundruese, për të njoftuar nisjen e zbatimit të ligjit për heqjen e TVSh. Paralelisht me ketë ligj një tjetër nisëm pritet të miratohet: ajo parashikon thjeshtimin e procedurave dhe kontrollit të jahteve. Qasja e qeverisë është ajo që të nxiste turizmin detar. Jemi në datën 10 korrik, jemi në kulmin e sezonit, në një mënyrë ose në një tjetër dhe po të shikojmë fatkeqësisht ky gji i mrekullueshëm, ky det i mrekullueshëm ka vetëm varka sa gishtat e njërës dorë, nuk i ka 5 varka që janë në Gjirin e Vlorës apo mjete kënaqësie. Edhe kjo duhet të na bëjë që të gjithëve që duhet të kuptojmë se pse, kjo duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë se si ka mundësi. Kjo na duhet që të gjithë bashkë të mblidhemi dhe të ndajmë disa shqetësime dhe të vendosim disa piketa se si mund ta ndryshojmë këtë biznes. I vetëdijshëm që ligji aktual është i ngurtë dhe ka shumë procedura, Klosi tha së nisma e re parashikon lehtësira ndërsa do të krijohet edhe një regjistër elektronike të të gjithë flotës detare. Edhe Saranda ka dëshmuar që me politikat fiskale të menaxhimit të karburantit dhe të lehtësirave që kemi pasur në vitin e kaluar kemi pritur jahte që realisht i bëjnë nder çdo porti, ku parkojnë dhe kemi patur mundësi që Sarandën ta vizitojnë jo pak po mbi 1 800 jahte, por që vijnë këtu vetëm për furnizimin me karburant. A na duhet ta shndërrojmë këtë në industri, a jemi të gatshëm ta presim këtë industri. Unë them që kemi shumë punë për të bërëNisma të tilla vijnë në një moment kur turizmi ka nevojë për sa më shumë stimuj, me qëllim shfrytëzimin e vijës bregdetare duke nxitur investimet.