Lajme Arkiva 2000
Dy javët e fundit në Tiranë rreth 500 vetë janë sëmurur nga uji i ndotur dhe papastërtia. Këtë e deklarojnë autoritetet e Spitalit Infektiv. Rreth 500 pacientë kanë ardhur tek mjeku me diarre, temperatura të larta dhe këputje. Kur kanë parë se dhe në spital nuk ka ujë, shumica janë kthyer në shtëpi për të vazhduar kurën atje. Ndërsa 160 rastet më të rënda janë shtruar.
Sipas drejtorit të Spitalit Infektiv Kristo Pano, nuk bëhet fjalë për epidemi, por për diçka tjetër.
"Mund të konfirmoj që rreth 90% e personave të paraqitur në ambulancën e pranimit të Spitalit Infektiv kanë qenë me sëmundje infektive të aparatit tretës. Pra, me infeksione të marra nëpërmjet gojës, nga uji i papastër, ushqimet e mbajtura jo në kushte higjenike ose nga duart e palara të personave. Uji nuk është kudo krejtësisht i pastër dhe i përdorshëm për t'u pirë sepse ka ndërthurje të kanalizimit të ujërave të zeza me tubacionet e ujërave të pijshëm. Kjo bën që sëmundjet infektive të aparatit tretës të shtohen dhe ndoshta pritet që kjo shifër të rritet akoma me kalimin e kohës sepse jemi ende në verë."
Gjithashtu doktor Pano sygjeron që të bëhen analizat në vendet nga vijnë pacientët.
"Unë do të rekomandoja që të bëhen ekzaminime në pikat e caktuara të rrjetit për të parë se ku është i ndotur. Megjithatë duhet që njerëzit t'a përdorin ujin gjatë kësaj periudhe patjetër pas zierjes së tij. Të mos perdoret ujë i pazier sepse rreziku i shpërthimit të epidemive është shumë i rëndë."
Nga ana tjetër ky është i disati rast ku Ministria e Shëndetësisë dhe organet e higjenës nuk ndihen kur ndodhin epidemi apo sëmundje në përmasa të mëdha./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/