Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Partia Demokratike edhe pse nuk njeh Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nuk ka paraqitur asnjë kandidat për anëtar të tij, do të bashkëpunojë me të, të paktën për paraqitjen e kandidatëve dhe plotësimin e listave. Sipas kryetarit të komisionit të fushatës për zgjedhjet lokale, në selinë blu, Jemin Gjana, ?PD është e interesuar për një proces zgjedhor korrekt?. Por PD nuk heq dorë nga listat paralele. Me listat tona, tha Gjana, do të bëjmë verifikimet dhe do të shmangim manipulimet.
Jemin Gjana:- ?Shqetësimi i Berishës dhe i PD është për të pasur lista të sakta dhe të plota të votuesve në Shqipëri, që regjistrimi të jetë sa më i saktë, që askush në prag të ditës së votimeve të mos jetë i pa regjistruar në listat e votuesve në Shqipëri?.
Gazetarja:- Ndërkohë do të ketë dy lista paralele?
Jemin Gjana:- ?Këtu nuk shtrohet problemi për të pasur dy lista paralele, se nuk votohet me dy palë lista, problemi është që PD, të disponojë të dhëna të sakta dhe të kërkojë, të insistojë që listat, të cilat do t?ju paraqiten dhe do të afishohen të jenë listat më të plota dhe më të sakta?./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/