Arrestohet pengmarresi i komisarit te Laçit - (18 Korrik 2000)

2020-07-11 4

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Arjan Ndue Ndoci, një nga të akuzuarit për marrjen peng të komisarit të policisë së Laçit, u arrestua në mesnatën e mbrëmshme. Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të policisë. Mbi 23-vjeçarin rëndon akuza e rrëmbimit dhe kërcënimit të një personi, si dhe armëmbajtjes pa leje në bashkëpunim.

Menjëherë pas arrestimit, nën masa të rrepta sigurie, 23-vjeçari është sjellë në Tiranë, në qelitë e repartit 313. Me këtë ndalim, policia ka ekzekutuar një nga 9 urdhër arrestet në mungesë, të firmosura nga prokuroria, për ngjarjen e 24 Majit, të këtij viti. Me arrestimin e Ndocit, arriti në tre numri i të ndaluarve deri tani, për kërcënimin e komisarit Luan Mema dhe shefit të FNSH së Kurbinit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange