Bashkim Fino: Gati kartat e votuesve (14 Korrik 2000)

2020-07-11 2

Lajme Arkiva 2000
Në zgjedhjet e pushtetit lokal votuesit do të pajisen me kartë votimi. Përpjekjet e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të përfaqësuesve të PNUD-it, po shkon drejt pajisjes 100% të votuesve me karta. Ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino shprehu sot shqetësimin se vetëm muaji shtator është një kohë shumë e shkurtët gjatë së cilës votuesit do të pajisen me kartë votimi.
Bashkim Fino: Gjithë meraku që unë kam është afati kohor prej një muaji dhe interesimin e njerëzve që ne do të ndërrojmë disa pika ku do të bëhen fotografitë që qytetarët t'a marrin kartën për dy minuta, por do të doja që këta njerëz të jenë të qetë dhe të durueshëm pak që të shkojnë të bëjnë fotografinë dhe të presin të marrin kartën që nuk zgjat më shumë se gjysëm ore për marrjen e saj sepse dhe të dhënat do të jenë të shtypura në kartat kanadeze. Në këto karta fotografia stampohet.
Gazetarja: Kur ju flisni për durimin e njerëzve për të shkuar në kutinë e votimit a mendoni se njerëzit do të kenë kaq durim për të shkuar, për të dalë në fotografi dhe për të marrë kartën dhe për të bërë këto procedurat e tjera para votimit?
Bashkim Fino: Unë mendoj se kjo është një kulturë që duhet t'a kuptojnë të gjithë që pavarësisht se dikush është i duruar dhe dikush i paduruar.
Marrja e kartës së votimit është kulturë, por dhe angari për votuesit. Për aq kohë sa shqetësimi i politikës mbetet pjesëmarrja në votime, një angari më shumë para votimit rrezikon pjesëmarrjen në zgjedhjet e pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange