Papastertia e plazhit te Divjakes (16 Korrik 2000)

2020-07-11 2

Lajme Arkiva 2000
Pushuesit e sivjetëm do t'a mbajnë mend plazhin e Divjakës për shumë arsye. Ashtu si të gjithë plazhet e vendit, Divjaka shquhet për papastërti të rërës dhe të bregut të detit, por me këtë fakt tashmë njerzit janë mësuar. Ajo që e dallon Divjakën nga plazhet e tjerë është fakti se në vend që të pushojnë njerëzit, atje më shumë plazhojnë makinat.
Të gjitha markat e makinave, përfshirë dhe karroca me kafshë transporti, kanë mundësi të ekspozohen në rrugët buzë detit, duke rrezikuar kështu jetë njerëzish. Në ankth dhe të pasigurtë janë pushuesit e Divjakës dhe për një arsye tjetër. Atje nuk funksionon asnjë mjet detar për të dhënë ndihmën e parë në rast rreziku.
Tragjeditë nuk kanë munguar asnjë vit dhe kjo i takon pjesës sipërfaqësore të detit sepse dhe në thellësi të tij ka ndryshime të mëdha ekologjike. Si asnjë herë tjetër, në breg të detit, ndodhen të ngodhura me mijëra gjallesa të botës së nënujshme dhe megjithatë, njerëzit vazhdojnë të pushojnë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/