Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Aktiviteti prodhues i hekurit në Elbasan, nga shoqëria Kurum Internacional, pritet të rritet. Nga 200 mijë ton hekur në vit ai do të bëhet 500 mijë ton, në saj të një investimi që do të fillojë në muajin Shtator. Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp presidenti i shoqërisë Asmet Kurum.
Ai ka sqaruar mënyrat e këtij investimi, i cili kërkon bashkëpunimin edhe të qeverisë shqiptare. Dhjetë milion dollarë do të prekin këtë investim, i cili do të arrijë të përballojë kërkesat e tregut të brendshëm, si edhe një pjesë eksporti në vendet fqinje. Ndërsa për momentet aktuale të prodhimit presidenti Kurum, ka bërë një bilanc, duke u shprehur se privatizimi i kësaj fabrike ka arritur të përmbushë kërkesat e tregut shqiptar.
Kurum ndër të tjera ka thënë se investimi do të rrisë fuqinë punëtore, ndërsa për problemin e ndotjes së ambientit në qytetin e Elbasanit, ai do të zgjidhet shumë shpejt me vendosjen e disa filtrave ajrues pranë kësaj fabrike./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/