Lajme Arkiva 2000
Një konferencë shtypi e dy kryeprokurorëve atij shqiptar dhe norvegjez, ka bërë inagurimin e një salle të re konferencash në Kryeprokurorinë Shqiptare. Ndihmë në rregullimin e ambienteve bashkëkohore të godinës së Prokurorisë, asistencë teknike të trajnimeve të prokurorëve shqiptarë, janë objekti i hershëm i bashkëpunimit mes Prokurorisë Shqiptare dhe asaj daneze.
Ndërsa në vizitën tre ditore të delegacionit danez të drejtuar nga Kryeprokurori Fote është biseduar me homologët shqiptarë edhe më konkretisht, për bashkëpunim dhe trajtime tashmë jo vetëm për prokurorë shqiptarë, por dhe oficerë të Policisë Gjyqësore. Strukturimi dhe rregullimi i Prokurorisë Shqiptare janë të pritur të realizohen duke patur si model organizimin e Prokurorive Nordike, është shprehur Kryeprokurori Rakipi në konferencën për shtyp.
"Kemi rënë dakort që përveç prokurorëve në këto trajnime, të marrin pjesë dhe oficerët e policisë gjyqësore përsa kohë që dhe ju e dini puna e Prokurorisë dhe Policisë është gjë e përbashkët kështu që jemi të detyruar t'a përballim situatën të dy palët së bashku dhe të mirëkualifikuar po së bashku."
Morali i shoqërisë i këtyre vendeve, por dhe struktura bashkëkohore Polici-Prokurori, janë dy aspekte të nevojshme për t'u konsideruar nga Prokuroria dhe Hetimi Shqiptar./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/