Lajme Arkiva 2000
Ndonëse ditë e shtunë dhe me shi xhenierët e ushtrisë shqiptare kanë vazhduar betejën për zhvendosjen e gërmadhave me beton dhe hekur pranë shkollës 8 vjeçare "Sabaudin Gabrani". Trafiku i rënduar në unazën e kryeqytetit ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinave të rënda të ushtrisë. Xhenierët synojnë të pastrojnë mbeturinat deri në përfundim të javës së ardhshme.
Në lidhje me aktivizimin e brigadës xheniere në këtë aksion, Kapiteni Musa Sinani u shpreh:
"Ne e morëm këtë detyrë rreth orëss 12;30 dhe angazhuam një pjesë të mirë që ka brigada jonë dhe po vazhdojmë që nga ajo ditë. Janë rreth 1200 metra kub dhe kjo punë mund të vazhdojnë një javë për vetë faktin se ndërtimet kanë qenë me strukturë me blinda dhe është një detyrë komplekse ku duhet prerë me gurë fresibël dhe nuk na lejon të vazhdojmë me atë ritëm që ne kemi parashikuar."/tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/