Kryeprokurori i Danimarkës vizite ne Tirane - (17 Korrik 2000)

2020-07-11 4

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kryeprokurori i Përgjithshëm i Danimarkës, Heni Fode, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të homologut të tij shqiptar Arben Rakipi. Ndihmë në asistencë teknike dhe trajnime nga prokuroria e Danimarkës për prokurorët shqiptarë si dhe bashkëpunimi i mëtejshëm, ka qenë temë e bisedimit të delegacionit të kryeprokurorisë së Danimarkës me drejtuesit e prokurorisë shqiptare.

Ftesa e kryeprokurorit shqiptar për homologun e tij nga Danimarka bëhet në kuadër të iniciativës të Konferencës së vendeve europiane në Strasburg, për një bashkëpunim më aktiv ndërkombëtar të prokurorive në luftë kundër krimit të organizuar. Heni Fode përveç prokurorit shqiptar Rakipi gjatë vizitës së tij në Tiranë, do të takohet edhe me krerë të tjerë të drejtësisë dhe shtetit shqiptar./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange