Qeveria rrit pagat dhe pensionet (14 Korrik 2000)

2020-07-11 3

Lajme Arkiva 2000
Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e saj të radhës, rritjen e pagave të buxhetorëve 10 % dhe atë të pensioneve në 14%. 17% rritje do të përfitojnë individët që deri tani kanë patur pensione shumë të ulta. Ndërsa pensionet e larta do të rriten vetëm 10 %. Gjithashtu me prioritet do të shikohen punonjësit e shëndetësisë që do të përfitojnë një rritje prej 15%.
Fillimisht qeveria kishte parashikuar një rritje përkatësisht 80% , por duke parë ecurinë e mbledhjes së taksave të kursyer në buxhetin e shtetit, vendosi të japë më shumë para për shtresat e varfra në Shqipëri. Kështu parashikohet të përfitojnë 536 mijë pensionistë prej të cilëve 353 mijë në qytet dhe 183 mijë në fshat.
Pavarësisht se këto vendime janë miratuar sot, efektet financiare të këtij vendimi do të fillojnë nga 1 korriku i këtij viti./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/