Memeti: Mbrojtja nga diskriminimi të jetë prioritet i përbërjes së re parlamentare

2020-07-11 0

Miratimi i Ligjit për mbrojte nga diskriminimi duhet të jetë prioritet i përbërjes së ardhshme parlamentare, porositi Avokati i Popullit, i cili vetëm vitin e kaluar ka konstatuar diskriminim në 60% të ankesave që i dorëzuan qytetarët.

Ai trup duhet të zgjidhet në mënyrë edhe më transparente, nga persona ekspertë të cilët nuk janë të përfshirë në struktura të ndryshme politike, sepse ?plagë e hapur? në shoqërinë tonë është që trupat t?i formojmë me kuadro që lehtë bien nën ndikim të strukturave të ndryshme politike. Propozojmë ajo të jetë ngjashëm me mënyrën si u zgjedh Komisioni për parandalim të korrupsionit - deklaroi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane tha ligji është i domosdoshëm për vendin

Vendi qëndron mirë me harmonizimin e legjislacionit krahasuar me shtetet anëtare të BE-së, por se duhet të fokusohemi në ndërtimin e praktikave gjyqësore duke zbatuar Ligjin për mbrojtje sociale, aspektet gjithë-përfshirëse të Ligjit për arsim fillor dhe dispozitat e reja për rregullimin e gjuhës së urrejtjes - deklaroi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Një raport i Agjencisë evropiane mbi të drejtat themelore, ka vlerësuar pozitivisht dispozitat e miratuara për integrimin e romëve, të cilët akoma mbeten kategoria më e diskriminuar, që përballet madje me racizëm dhe jo-tolerancë. Shqetësuese mbetet situata me dhunën ndaj grave edhe përskaj miratimit të Konventës së Stambollit.

Anesa Salihu